THIRRJE PËR PUNIME

për mësimdhënësit universitarë dhe hulumtuesit shkencorë shqiptarë në Evropë

Temat e punimeve dhe të Konferencës mund të përfshijnë:

Projektet e hulumtimet tuaja në institucionin tuaj jashtë Kosovës
Përvojat tuaja në sistemin arsimor / shkencor në Evropë
Mundësitë dhe modalitetet për jetësim të rezultateve të kërkimeve tuaja në Evropë
Risitë në shkencë e teknologji në fushëveprimin tuaj
Trendet në terminologjinë shkencore në gjuhën shqipe
Mundësitë për zhvillimin dhe transferin e teknologjisë
Mundësitë për krijimin e dijes në institucione me burime të kufizuara

Përmes kësaj shpalljeje ftojmë mësimdhënësit dhe hulumtuesit shqiptarë të angazhuar në institucione kërkimore dhe të arsimit të lartë në Evropë, SHBA dhe më gjërë në botë, që të konkurrojnë me punime në temat e mësipërme.

Abstraket e artikujve / prezantimeve / raporteve / punimeve (në më pak se 300 fjalë), përfshirë edhe 5-6 fjalë kryesore, duhet të dorëzohen deri më 30 prill 2013 në adresën elektronike të konferencës:

Adresa elektronike e Konferencës: euroscience@universitetiaab.com
Webfaqja e Konferencës http://konferencat.uniaab.com/euroshkenca/

Me abstraktin të dërgohet edhe emri i autorit(ëve), institucioni, adresa elektronike dhe një biografi e shkurtë. Lejohen punimet në bashkëautorësi me kolegë të tjerë nga institucioni juaj, por autori Kosovar ose me origjinë nga Kosova duhet të jetë autori i parë. Punimi mund të jetë në gjuhën shqipe ose angleze.

Punimet e përzgjedhura duhet të dorëzohen deri më 15 maj 2013 në AAB.
Punimet botohen në Maj 2013 para se të prezantohen në Konferencë

20 punimet më të mira:
do të botohen në revistën e AAB-së “Thesis” me ISSN
dhe do të përzgjedhen për prezantim në konferencë

Po ashtu punimet më të mira do të garojnë edhe për
“Punimin euroshkencor shqiptar të vitit”,
“Punimi me impaktin më të lartë në konferencë“
“Potenciali për kontribut në Kosovë“